bedri-nika_223238

Nika: Drenasi po i beson LDK-së

Se PDK ka keq qeverisur me Drenasin tashmë është e dukshme. Kështu u shpreh kandidati për kryetar i LDK-së, Bedri Nika në Rubikon të KTV-së.

Periskopi.com Lajme

Se PDK ka keq qeverisur me Drenasin tashmë është e dukshme. Kështu u shpreh kandidati për kryetar i LDK-së, Bedri Nika në Rubikon të KTV-së.

Sipas tij, elektorati i Drenasit ka ndryshuar dhe ekziston një siguri së do t’i fitojnë këto zgjedhje, transmeton Koha.net.

“Qytetarët e kanë kuptuar se PDK e ka keq-qeverisur vendin dhe komunën. Ne presim ndryshim të madh, është ndryshim i madh i elektoratit. Kemi një siguri se do të jetë mirë në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Nika theksoi se është koha e fundit që Drenasi të ndryshoj dhe t’i besoj LDK-së.

“Është koha e fundit që LDK dhe elektorati i Drenasit t’i besoj LDK-së dhe duke parë edhe komunat tjera që qeverisen nga LDK-ja, pa afera korruptive. Veç LDK është ajo që e ndërron keq-qeverisjen”, përfundoi ai.