veriu

Ngec funksionalizimi i Gjykatës në veri, dyshime për të kaluarën e kandidatëve për gjyqtarë

Funksionalizimi i Marrëveshjes për drejtësi në Mitrovicën Veriore ka ngecur për shkak të problemeve që kanë dalë me disa kandidatë, të cilët kanë shprehur interesim të punojnë në Gjykatën Themelore.

Periskopi.com Lajme

Një burim i ka thënë “Kohës Ditore” se kjo ka ndodhur për shkak se disa prej kandidatëve ende nuk i kanë shkëputur lidhjet me sistemin paralel të drejtësisë në veri, ashtu siç parashihet me marrëveshjen e dakorduar vitin e kaluar.

34 kandidatë për gjyqtarë qe disa muaj kanë kryer procedurat e intervistimit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJ) dhe ata i janë dërguar presidentit për dekretim. Në Presidencë nuk kanë pranuar të flasin për këtë proces.

As ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nuk ka treguar arsyet e vonesave në operacionalizimin e Gjykatës.