mahmoud_ahmadinejad_2012

Nga president i Iranit në blegtor, sot Ahmadinexhad ruan dele

Derisa ishte president i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad në punë ka shkuar me autobus ndërsa gruaja e tij ka punuar si pastruese në një medrese, transmeton Zhurnal.

Periskopi.com Lajme

Bota e njeh si një kritikues të zjarrtë derisa ishte në funksion si president derisa sot ai ruan dele.

Gjatë mandatit të tij:

Televizioni amerikan Fox News e pyet se çfarë mesazhi jep kur e sheh veten në pasqyrë: Ai përgjigjet, në pasqyrë shoh një person dhe i them ti nuk je asgjë më shumë se një shërbëtorë.

Kur për herë të parë ka hyrë në kabinetin presidencial ka ndërruar qilimat luksoz duke vendosur të thjeshtë e ato tjerët i ka dhënë për xhaminë e Teheranit.

Kur u bë president ka raportuar pasurinë e tij, një makinë Pezho 504-Ka nga viti 77 si dhe një shtëpi të vjetër në një nga pjesët më të varfra të Teheranit e trashëguar nga babai i tij.

Më interesante ka qenë torba me të cilën ai vinte në punë secilën ditë, në të ka pasur ushqim të përgatitur nga gruaja.

Shpesh i ka ndihmuar pastruesit nëpër rrugët e qytetit.

Kur ka qëndruar në hotele ka kërkuar dhomë të vogël dhe mos ketë krevat të madh sepse ka fjetur poshtë në dysheme.

Gjatë mandatit të tij secili ministër ka nënshkruar dokument ku ka deklaruar se do qëndrojë i varfër dhe se llogaritë e tij dhe të familjarëve do të kontrollohen shpesh.

Ai nuk ka pranuar as pagë presidenti dhe sipas tij pasuria i takon popullit dhe punë e tij ka qenë që të mbrojë atë.

mahmud-1

Jeton nga paga prej 250 euro që merr si profesor universitar./zhurnal.mk/

Nga president i Iranit në blegtor, sot Ahmadinexhad ruan dele