unnamed-1-134

Nga nesër marrëveshje për të Drejtat e Autorit

Premier dhe Shoqata për të Drejtat e Autorit që nga nesër me marrëveshje.

Periskopi.com Lajme

Nesër mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes kompanisë Premier dhe Shoqatës për menaxhimin kolektiv të të Drejtave të Autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës – APIK.

Prezent në këtë ngjarje do të jenë mediat e shkruara dhe elektronike dhe akterë tjerë të cilat do të informohen mbi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e platformës Premier, si rrugëzgjidhja më e mirë dhe pothuajse e vetme për mbrojtjen e të drejtës së autorit në Kosovë.

Rezultatet kryesore që mëtohen të arrihen përmes kësaj platforme janë: 

• Sinkronizimin në mes të mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe zhdukjes së piratërisë në një anë dhe në anën tjetër sistemimin e taksës së krijuesve ndaj institucioneve relevante të Republikës së Kosovës;

• Rritjen e produksionit muzikor në përgjithësi dhe të secilit krijues veç e veç;

• Kultivimin e kulturës muzikore të audiencës;

• Avancimin dhe lehtësimin e punës së artistëve të njohur dhe promovimin e krijuesve të rinj, e të tjera.