Nga kulmi i vapës me 50 gradë, sot Kroacia po përjeton tmerrin

Periskopi.com Lajme

Kroacia dje ka kapur temperaturat në gradën e 50-të, por sot po përjeton një tmerr që kalon nga ekstremi në ekstrem.

Mediat lokale raportojnë që në Zagorje të Kroacisë ka vërshuar një stuhi e furishme shiu duke shkaktuar dhe dëme të mëdha materiale.

Një prej banorëve tha që shiu nisi menjëherë pas një dielli përvëlues dhe kishte madhësinë e topave të pingpongut pasi binte në formën e breshërit.

“Gjithcka filloi papritur, ishte një stuhi e fortë dhe në tokë po binte breshër në madhësi të topave të ping-pongut. Mendova se është Dita e Gjykimit”, ka thënë Dino Tuek, të cilit i është shkatërruar kopshti komplet.

Ndërkohë një banor tjetër ka dëshmuar se kjo stuhi i ka shkatërruar makinën që e kishte parkuar në oborrin e tij.

 

Reklamë
Reklamë