Netanjahu pritet të akuzohet për korrupsion

Periskopi.com Lajme

Policia e Izraelit ka deklaruar se duhet të ngtritet aktakuzë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, lidhur me disa raste të korrupsionit.

Netanyahu ishte marrë në pyetje nga policia si pjesë e nje hetimi për korrupsion gjatë muajit të kaluar.

Ai pati deklaruar se “asgjë nuk do të ndodhë, ngaqë nuk ka asgjë”, raporton BBC, shkruan Periskopi.

Mediat izraelite kanë raportuar se policia ka mjaft prova që e lidhin kryeministrin me dy raste të ndara për mito dhe shkelje të besimit.