Nervozohet Maradona, shikojeni çfarë ka postuar në Instagram

Periskopi.com Sporti
Legjenda e ekipit ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta shfaqur hidhërimin e tij.

Diego Armando Maradona e ka pritur keq humbjen e Argjentinës nga Nigeria me rezultat 4:2 në ndeshjen e fundit miqësore.

Legjenda e ekipit ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta shfaqur hidhërimin e tij.

“Kush ka fituar më shumë? T’i analizojmë së bashku, jam i hidhëruar sepse janë duke e shkelur prestigjin tonë”, shkroi Maradona, përcjell “lajmi.net”.

“Djelmoshat nuk kanë faj, unë dua të kthehem”, shtoi ai.

Maradona ka përqindjen më të lartë të fitoreve si selektor i Argjentinës, nga ata të fundit që e drejtuan Kombëtaren. /Lajmi.net/