Nervozohet De Rossi, nuk pranoi të futet në lojë – kjo ishte arsyeja (Video)

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Italisë u eliminua nga playoffi për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Italianët barazuan me Suedinë, por kjo e fundit falë fitores në shtëpi me rezultat minimal 1 me 0, siguroi biletën për në Rusi.

Gjatë minutës së 60’të, u kërkua që në lojë të futej mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, por ky i fundit nuk e pranoi urdhrin e Venturas me arsyen:

“Pse duhet të inkuadrohem unë. Ne nuk jemi duke luftuar për barazim, na duhet fitore”, kishte thënë De Rossi duke bërë me gisht nga Insigne.

De Rossi nuk u inkuadrua në lojë fare, por përveç romakut as lojtari më në formë në Itali, Insigne.