koll

Nënshkruhet marrëveshje e re paqeje për fundin e konfliktit 50 vjeçar

Qeveria e Kolumbisë thotë se do të nënshkruajë një marrëveshje të re paqeje me rebelët FARC të enjten, pasi që marrëveshja e mëparshme u refuzua në një referendum muajin e kaluar.

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja e re e rishikuar do të paraqitet në Kongres për miratim, në vend se të vihet në votim popullor, shkruan BBC.

Marrëveshja ka për qëllim dhënien fund më shumë se 50 vjet të luftës civile, në të cilën më shumë se 220,000 njerëz janë vrarë.