26_10_2016_4617688_shpend_ahmeti____dardan_sejdiu_dhe_hysen_durmishi

Në vitin e ardhshëm, Prishtina bëhet me 3 shkolla të reja

Tri shkolla të reja janë planifikuar të ndërtohen në Prishtinë gjatë vitit 2017: një në lagjen “Kalabria”, një në “Mati 1” dhe një në lagjen “Arbëria”. Dhe që të triat kapin vlerën prej 1 milion e 400 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

E pos tyre, do të ndërtohet edhe një shtesë e shkollës “Faik Konica” dhe do të ndërtohet sallat sportive në disa shkolla të kryeqytetit. Këto janë vetëm disa, nga gjithsej 16 projektet për investimet kapitale, që ka planifikuar t’i realizojë Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria komunale e Arsimit, gjatë vitit 2017.

Vlera e të gjitha këtyre projekteve bashkë, kapë shumën prej 3 milionë e 160 mijë eurosh. Nga këto mjete, 270 mijë euro janë për ndërtimin e çerdheve, siç figuron në Draftligjin për buxhetin, që tashmë e ka miratuar Qeveria dhe i cili si projektpropozim është miratuar edhe nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.