Në Prishtinë zhvillohet marsh për solidarizim me Erdoganin (Foto)

Në Prishtinë zhvillohet marsh për solidarizim me Erdoganin (Foto)

Marshi “Solidarizmi për Demokracinë” në përkujtim të 1 vjetorit të tentim grusht-shtetit në Turqi ka filluar tashmë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ky marsh ka mbledhur shumë njerëz që kanë dalur për tu solidarizuar me Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndaj të cilit sot 1 vit është organizuar grusht shtet, shkruan Indeksonline.

Një nga organizatorët e këtij marshi në fjalën e tij para pjesëmarrësve tha se janë mbledhur që të solidarizohen me demokracinë.

“Jemi mbledhur te solidarizohemi me demokracinë, urojmë qe bota të jetë vend ku zëri  dëgjohet me shumë se tenkët. Qe 15 korriku të jetë shembull për njeriun”

Ndryshe, Autoritetet turke akuzojnë klerikun Fetulla Gylen dhe organizatën e tij FETO, si organizatorë të këtij grusht shteti me qëllim rrëzimin e Erdoganit.

 

Shpërndaje në: