13247957_976656755781502_4156677156209129959_o

Në Kaçanik nëse bëhesh për emergjencë Mjekësia Familjare nuk ju pranon

Drejtori i Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare (QKMF) në Kaçanik, Njazi Ilazi në Kaçanik ka marrë vendim që të mos ofrojë shërbime shëndetësore për qytetarët, të cilët gjatë vizitës mjekësore nuk posedojnë me vete letërnjoftimin apo çertifikatën e lindjes për fëmijë, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Në njoftimin zyrtar të kësaj qendre, i cili është me plot gabime drejtshkrimore për drejtorin i saj, Njazi Ilazi pacientët janë klientë.

Në lidhje me këtë vendim të Ilazit ka reaguar aslamblisti në Asamblenë Komunale në Kaçanik, Basri Kodra.

Duke ironizuar me këtë vendim të Ilazit, Kodra ka thënë se numri personal i letërnjoftimit  qenka më i rëndësishëm se shëndeti dhe jeta e njeriut. /Periskopi/

Reagimi i tij i plotë:

HAJ MEDET, PËR POPULLIN TONË!

Numri personal më i rëndësishëm se jeta e njeriut!

Drejtori i Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare (QKMF) në Kaçanik, Njazi Ilazi, paska marrë një vendim të çuditshëm, sipas të cilit,

Nuk do t’u ofrohen shërbime shëndetësore qytetarëve (klentat, shkruan aty), nëse të njëjtit nuk posedojnë, me vete, (vehte, mendon ai!):

– Letërnjoftimin – të rriturit,

– Çertifikatën – fëmijët.

T’i lëmë të rriturit – edhe ashtu kanë shumë mëkate, po fëmijët e gjorë, ç’ faj kanë ata?! – nuk dinë të shkretët as ç’ është e mallkuara çertifikatë!

Profesioni i tij si mjek do duhej ta kishte mësuar se qëllimi parësor i institucioneve shëndetësore është, para se gjithash, ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe kujdesi për gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë, në çdo kohë dhe në çdo vend ku është e mundur, dhe në mënyrë efikase; e jo marrja me procedura burokratike para fillimit të trajtimit, e lere më që procedura të bëhet edhe parakusht për trajtim mjekësor.

Andaj popull, Kujdes!

Pa letërnjoftime me vete, për veten tuaj, dhe pa çertifikata, për fëmijën tuaj, mos gaboni as të sëmureni, as të lëndoheni, në asnjë mënyrë dhe në asnjë vend brenda territorit të Komunës sonë: nuk do u ofrohen shërbime! Numri personal na qenka më i rëndësishëm se shëndeti dhe jeta e njeriut!

Vaj halli për ne!

15192651_1380851425272859_4866946973475634480_n