angela-merkel-dhe-edi-rama-629x358

Në Ditën e Flamurit, Edi Rama në Berlin takim me Angela Merkel

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ndodhet në Berlin ku pritet që gjatë ditës të pritet në takim nga Kancelarja e Qeverisë gjermane Angel Merkel.

Periskopi.com Lajme

 

Takimi do të zhvillohet në zyrat e Kancelares Merkel në ora 14:00. Siç është bërë e ditur nga Zyra e Merkelit pas bisedimit kokë më kokë, Merkel dhe Rama do të paraqiten para gazetarëve me një konferencë për media.

Ky takim vjen pak ditë pasi një deputet i partisë së Merkelit, CDU/CSU-së, nga Tirana dha qëndrimin se Bundestagu do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos votojë pro rekomandimit për çeljen e negociatave me BE-në, nëse më parë Shqipëria nuk plotëson 7 kushte.

Megjithatë, siç është shprehur vetë deputeti Gunther Krishbaum, bëhet fjalë për qëndrim personal të tijin, edhe kryeministri Rama në një video-mesazh të kësaj të djele, tha se nuk mund të merret për bazë qëndrimi i një deputeti populist që flet nga ana personale, pa mandat!

Mbetet të shihet me mjaft kureshtje ecuria e këtij takimi nga ku pritet të dalë qëndrimi zyrtar i Gjermanisë përballë rekomandimit të Brukselit për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, me kushtin e vetëm, që të zbatohet reforma në drejtësi. Pritshmëritë e autoriteteve shqiptare, janë që qëndrimi gjerman të jetë shumë më i butë se ai i shprehur nga deputeti Krishbaum.