aleppo

Në Aleppo bombardohen edhe spitalet (VIDEO)

Një video e publikuar nga Aleppo Medial Center, që raportohet të jetë xhiruar të shtunën e shkuar tregon pamje të rënda të pacientëve të vrarë dhe plagosur, brenda një spitali, si pasojë e sulmeve ajrore.

Periskopi.com Lajme

Të gjitha spitalet në Aleppo janë jashtë shërbimit pas disa ditë sulmesh të pandërprera ajrore, njofton Organizatat Botërorer e Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova.

Por nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportohet se disa spitale janë ende në funksion, por qytetarët janë të frikësuar që të marrin trajtim në to, pasi janë caqe të mundshme të sulmeve ajrore.

Sulmet e njëpasnjëshme ajrore kanë dërrmuar zonën e Aleppo që nga e marta, kur ushtria siriane dhe aleatët rinisën operacionet luftarake pas një pauze disajavëshe.

*Pamjet janë të rënda: