Ndodh diçka e papritur gjatë fjalës së Ismajl Kurteshit në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës (Video)

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme.

Fjalën i pari e mori sekretari organizativ i VV-së, Ismajl Kurteshi, i cili ka bërë lëvdata për kandidatin për kryetar të partisë, Albin Kurtin.

Por diçka  e papritur ka ndodhur gjatë mbledhjes, e cila po transmetohet edhe live nga mediat.

Për një moment ambienti aty u errësua, pas ndaljes së energjisë elektrike.

Madje edhe Kurteshi e komentoi këtë gjë, duke thënë se ‘’Lëvizja Vetëvendosje do t’i vazhdojë punët edhe kur të ndalet rryma’’. Të pranishmit ia nisën të qeshin me këtë fjalë të sekretarit organizativ./Periskopi/

VV mban mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës

VV mban mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës

Posted by Periskopi + on Sunday, 14 January 2018