Ndërpret futbollin, futbollisti i cili u godit me kokë nga Cahill (Video)

Periskopi.com Sporti

Ryan Mason, lojtari i Hull City i cili u dëmtua rëndë në kokë pas një përplasjeje me Gary Cahill të Chelsea, është tërhequr nga futbolli në moshën 26-vjeçare.

Mesfushori anglez nuk arriti dot të rekuperohej nga dëmtimi që pësoi në janar të vitit 2017 dhe që e detyroi të bënte një operacion në kafkë.

“Kam punuar shumë për t’u rikthyer. Fatkeqësisht, pas këshillave të ekspertëve, duhet të tërhiqem nga futbolli pasi dëmtimi shfaq rrezik. I falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rekuperim”, shkroi në rrjetet sociale futbollisti fatkeq.