Kadri Veseli

Ndërkombëtarët detyrojnë Kadri Veselin të mbështes buxhetin për vitin 2017

Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Kadri Veseli është dorëzuar përballë Isa Mustafës.

Periskopi.com Lajme

“Gazeta Blic” nga burime të saja të afërta me Qeverinë ka marrë vesh se PDK do ta mbështes buxhetin e viti 2017.

“Po, PDK do ta mbështes buxhetin, përkundër që disa herë e kundërshtoi edhe publikisht”, tha ky burim duke treguar arsyen deri tek ky vendim i partisë më të madhe në vend për ka numëri i votave. “Ishin ndërkombëtarët ata që e detyruan PDK-në që ta votoj buxhetin dhe përfaqësuesit e PDK-së ta marrin sot pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet“, tha ky burim.

Përfaqësuesit e PDK-së nuk morën pjesë në mbledhje e kaluar të Komisionit Parlamentar për shkak të pakënaqësisë me këtë buxhet.

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja vazhdon të insistoj kundër buxhetit, ndonëse partia e tij tashmë do ta votoj këtë buxhet me disa ndryshime.

Buja, i ka thënë Gazetës Blic se nuk do të pajtohet me këtë buxhet, pasi që sipas tij ai nuk e parasheh përmbylljen e problemeve me pagesa të veteranëve

“Me këtë formë të buxhetit jo nuk do të pajtohem, sepse ky buxhet është rritur artificialisht përmes huamarrjes edhe kreditimit, përmes marrjes së fondeve të cilat ende me ligj nuk janë të rregulluara, dhe është një buxhet i cili nuk parasheh përmbylljen e problemeve me pagesa të veteranëve ka edhe probleme të tjera siç është zhvillimi ekonomik që nuk është paraparë ashtu siç duhet”, ka thënë ai.

Sipas këtij deputeti, pajtueshmëri për buxhetin nuk kanë arritur të sjellin as konsultimet e njerëzve të PDK-së me ata të LDK-së, të cilat kanë ndodhur ditë më parë, por nëse ka ndonjë ndryshim ai tha se do të njoftohet para mbledhjes së komisionit për Buxhet Dhe Financa.

“Unë nuk kam ndonjë njoftim nëse ka pasur ndonjë rezultat takimi i njerëzve të PDK-së me ata të LDK-së për gjetjen e një pajtueshmërie në lidhje me buxhetin, por realisht do të njoftohemi sot para mbledhjes por për momentin nuk kam asnjë njoftim se ka pasur ndonjë rezultat ai takim, është arritur ndonjë marrëveshje apo është bërë ndonjë ndryshim në ligji, në rast se ka ndonjë marrëveshje dhe nuk vjen në komision me ndryshime projektligji atëherë unë personalisht nuk do ta përkrahi, unë jam për të ja kthyer qeverisë që ta rishqyrtoj këtë buxhet”, tha Buja

Më tej, duke mohuar se ai personalisht do të pajtohet me këtë buxhet, theksoi se nëse e PDK-ja ka vendosur ta përkrah atë, ai do ta respektoj vendimin e saj.

“Partia Mund të pajtohet mirëpo unë nuk do të pajtohem, unë e respektoj vendimin e partisë”, përfundoj Buja.