Ndahet çmimi për vepër arti, ” Profesor Musli Mulliqi”

Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, për vitin e tretë me radhë, nesër do të ndajë çmimin “Profesor Musli Mulliqi”, për veprën më të mirë të artit në këtë vit, të realizuar nga studentët e këtij fakulteti.

Periskopi.com Kulturë

Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi, e organizuar nga profesorët Mehmet Behluli, Ismet Jonuzi, Valdeta Veliu – Vuçiterrna, Menduh Nushi dhe Faik Krasniqi, do të mbahet nesër në ora 14:00.

Studentët do të konkurrojnë për këtë çmim me punime si pikturë, video, instalacion, fotografi, grafikë e të tjerë./Periskopi/