ndertesa

Naturata/Naturans

Periskopi.com Kulturë

Ndeshja e parë me fshatin nuk pati qenë ndeshje me natura naturansin, por me natura naturatan. Me natyrën zanë, perendëshen shituese. U frikësova, thash më shitoi, më rrëmbeu. Ika. Prapë në të zymtën. Prapë në grinë e poshtër të jugosllavës, të mallograxhanshtinës së pështirë, që i mjaftonin vetëm përthyrjet e atyre mureve me ishtah burgu të ta bënin ditën natë. U lëshuan një mësuese e një klasë e tërë të më kërkojnë. Morën vesh se jam kthyer në banesën që veç banesë s’ishte. E dini ç’ishte banesë? Vrapi në një tepozhëze tjetër fshati, pas daljes nga kllapia e shitimit. Kësaj rradhe naturata e naturans ishin një. Edhe zanë, por edhe nënë. Vrapova me mocanikët lozonjarë. Dorë për dore. Aty, në atë lëndinë, në atë shtënje para të qenies. Edhe po t’i kishim kristalet e botës në duar do i gjuanim, pa ditur se janë margaritarë. Çast vrapi. Vrapuam si fëmiu në sytë e Rilkes: të çashtër e të paditur.

Fatlum SADIKU