15227995_10154752830814819_400704399_n

Muzika për ansambël tunxhi në trevat shqiptare edhe në Gostivar

Në kuadër të projektit "Muzika për ansambël tunxhi në trevat shqiptare", pas koncertit të mbajtur në Ulcin, Prishtina Brass do të prezentohet edhe në qytetin e Gostivarit. Edhe kësaj radhe ansambli do të prezentohet me program mjaft atraktiv. Do të luaj veprat më të bukura shqipe dhe botërore për ansambël tunxhi.

Periskopi.com Kulturë

 

Prishtina Brass është ansambël tunxhi i përbërë nga instrumentistë profesionist, i pari i tillë dhe i vetmi në Kosovë.  Ansabmli është kuintet standart, mirëpo varësisht nga programi që luan, bashkëpunon dhe me instrumentistë tjerë si të tunxhit, perkusioneve, solokëngëtarë etj…

Vlen të ceket fakti se të gjithë instrumentistët e ansamblit janë pjesë e Filharmonisë së Kosovës, ndërsa ansambli si i tillë funksionon edhe në kuadër të FSK-së (Forcës së Sigurisë së Kosovës) dhe është mjaft aktiv nëpër ceremoni të ndryshme ushtarake.

Ansambli që nga themelimi është mjaft aktiv dhe prezent në skenën muzikore si me koncerte, ashtu edhe me prezentime të ndryshme. Në maj të këti viti ka mbajtur koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë në kuadër të festivalit Albanian International Brass Festeival. Që nga viti 2012 kur ka filluar së funksionuari, ka realizuar një numër të konsiderueshëm koncertesh dhe prezentimesh të ndryshme në Kosovë dhe rajon. Ka realizur për 4 vite radhazi turne koncertesh në shumicën e qyteteve të Kosovës, gjithashtu ka realizuar projektin me “Muzika për ansambël tunxhi në trevat shqiptare” në kuadër të cilit ka realizuar koncerte në Tetovë, Bujanoc dhe Ulcin.

Është prezentuar në festivale të ndryshme të cilat janë bartëse të kultivimit dhe zhvillimit të muzikës serioze në Kosovë dhe Shqipëri si: Festivali ndërkombëtar i Prishtinës ReMusica, International Albanian Brass Festival, Netët e Prishtinës, Festivali HAPU etj…

Instrumentistët:

Avni Krasniqi – Trumpetë I

Ardit Pira – Trumpetë II

Bledar Bujupi – Korno

Betim Krasniqi – Trombon

Meriton Ferati – Tubë