dsc-0232_7605

Mustafa propozon formimin e një komisioni për Demarkacion

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se Kosova rrezikon të mbetet pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2017, në rast se nuk ratifikohet marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Këto deklarata kryeministri  Mustafa i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Mustafa lidhur me këtë çështje ka propozuar që të formohet një komision i cili do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar kërkesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar me qëllim të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e dëshmoreve të kombit UÇK-së.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi , tha se deri më  23 dhjetor ka afat ky komision të përfundojë me shqyrtimin e 100 aplikacione të mbetura.

Po ashtu qeveria ka miratuar edhe kredinë nga BERZH, ku 24 milionë euro mjete do të merren për fondin e depozitave.

Gjatë kësaj mbledhje, qeveria e ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për autoritetin rregullativ të komunikimeve elektronike dhe postare lidhur me obligimet që dalin për implementimin e marrëveshjes së Telekomnikacionit, bazuar në marrëveshjen e Brukselit. Qeveria i ka ndarë 20 mijë euro ./KP/