isamustafa

Mustafa: Po ulet papunësia sepse kemi rritje reale ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook lidhur me shkallën e papunësisë në Kosovës, duke cituar një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku rezulton se papunësia në Kosovë është 26.2 për qind.

Periskopi.com Uncategorized

“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi”, shkruan kryeministri.

Sipas Mustafës, trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike.