s

Mustafa në Bruksel: T’i kryejmë edhe disa punë, pastaj ecim pa viza

Kryeministri Isa Mustafa ka treguar se sot është nënshkruar marrëveshja kornizë për qasjen e Kosovës në programe dhe projekte të reja të BE-së. Sipas Mustafës, tashmë do të adresohen edhe çështjet tjera në mënyrë që të fillojë lëvizja e lirë dhe anaëtarësimi në familjen evropiane.

Periskopi.com Lajme

Kryeministri ka thënë se në Bruksel është konfirmuar progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Kosova është shtet evropian, Kosova kërkon dhe e ka vendin në familjen e saj evropiane.

Delegacioni i nivelit të lartë shtetëror i Kosovës sot u takua me përfaqësuesit e lartë të BE-së në Bruksel.

Gjatë takimit të parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, u konfirmua progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së dhe shumë fusha konkrete.

Shprehëm përkushtimin që të punojmë parreshtur në implementimin e të gjitha çështjeve të cilat ne i kemi paraparë me kontratën e parë me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat edhe në fushën politike, në fushën ekonomike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të implementimit të MSA-së.

Sot po ashtu, u nënshkrua edhe marrëveshja kornizë për qasjen tonë në programe dhe projekte të reja të Bashkimit Evropian, shumë të rëndësishme sepse adreson aspekte të pjesës më vitale të popullsisë sonë, të rinjëve, si dhe zhvillimit ekonomik.

Tashmë mbetet që të adresojmë çështjet e mbetura, të fillojmë lëvizjen e lirë dhe t’i afrohemi më tutje anëtarësimit në familjen evropiane. /Indeksonline/