isa-mustafaaaaa

Mustafa: Kosova pafundësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar llogainë e tij në rrjetin social "Facebook" për të falënderuar SHBA-në, për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës. Shkas për ketë ishte Dita e Falenderimeve, e cila kremtohet çdo vit të enjten e fundit të nëntorit.

Periskopi.com Lajme

Ndër të tjera, Mustafa, ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për bashkëpunim me SHBA-në.

Ky është është postimi i plotë i tij.

“Me rastin e Ditës së Falënderimeve, Republika e Kosovës dhe populli i saj i janë pafundësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e pazëvendësueshme dhënë për dekada të tëra.
Në këtë festë të rëndësishme për popullin amerikan, shprehim falënderimet tona dhe përkushtimin për thellimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik. God bless the United States of America!” shkruan Mustafa.