Muri sfidon edhe Vetëvendosjen!

Ndёrtimit tё Murit i parapriu vendosja e barrikadave, qё ndonёsё tё vendosura ilegalisht, ato u bёnë temë e bisedimeve nё Bruksel, ndёrmjet Edita Tahirit, kryetarit tё Komunёs sё Mitrovicёs sё Veriut, Goran Rakiq dhe Mitrovicёs sё Jugut, Agim Bahtirit.

Besart Peci Opinione

Me fillimin e procesit tё Rivitalizimit tё Urёs sё Ibrit, ato u larguan, por u vendos Muri, pёr tё cilin ministrja pёr dialog u zotua se nuk ka qenё pjesё e marrёveshjes dhe se do tё rrёzohet. Ajo u demantua nga Bashkimi Evropian, ku nё njё deklaratё tё Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë tё Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme tha se muri ka qenё pjesё e marrёveshjes dhe njё shpjegim si ky mur do ta lidhё unazёn me zonёn e kёmbёsorёve. Tё njëjtёn e pohoi edhe Agim Bahtiri, i cili tha se palёt janё dakorduar pёr ndёrtimin e kёtij muri afro 70-80 cm. Ky mur simbolizon ndarje, jo bashkim.

Ashtu sikurse Asociacioni i Komunave Serbe, njёri ndёr prodhimet e marrёveshjes sё Prillit, i cili e ҫmonton premisën pёr barazi qytetare, duke thelluar ndarjen etnike, Muri thellon diferencën fizike ndёrmjet pjesёs shqiptare dhe asaj serbe. Gjithashtu, si entitet politik, pёrveҫ ndarjes dhe pamundёsimit pёr qarkullim, ai njёherësh sfidon edhe institucionet tona dhe shtrirjen e sovranitetit nё pёrgjithёsi. Fillimi i bisedimeve nё Bruksel, gjegjёsisht Marrёveshja e Prillit 2013, janё pikënisja e njё krize politike qё do tё ndodhte mё vonё dhe ishte pikёrisht Mitrovica ajo qё do t’i bartte mё sё shumti pasojat dhe tё metat e dialogut, ashtu siҫ do tё ndodhё nё rast se implementohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe politika e gabuar e ministres pёr dialog, Edita Tahirit me murin.

Lёvizja Vetëvendosje, ishte dhe vazhdon tё jetё organizata mё e zёshme nё kundёrshtimin e dialogut dhe si rrjedhojё e Asociacionit tё Komunave Serbe. Qё nё javёt e para tё fillimit tё bisedimeve, ajo organizoi njё protestë pikёrisht nё Mitrovicё, duke thirrë qytetarёt, nё veҫanti ata mitrovicas, qё ta kundёrshtojnё atё marrёveshje. Pёr tri vite, kundёrshtoi ҫdo entitet politik qё legjitimon asociacionin dhe ndonjё politikё tё dialogut dhe ёshtё organizata politike qё mё sё shumti vetёdijёsoi qytetarёt lidhur mbi bisedimet nё Bruksel, pasojat dhe tё metat e marrёveshjes.

Por, nga zhvillimet e fundit nё qeverisjen lokale nё Mitrovicё, ajo gjendet pёrball njё sfide tё madhe, ofrimit pёr bashkёqeverisje nga ana e kryetarit Bahtiri, pasi qё partneri i koalicionit, LDK-ja, e prishi marrёveshjen dhe si rezultat doli nga qeverisja.
Çfarё ndodh nёse Lёvizja Vetvendosje pranon tё bashkёqeverisë Mitrovicёn me Bahtirin? Natyrisht, thyerje e madhe e parimeve tё saja kur dihet se AKR-ja nuk ёshtё kundёrshtuese e asociacionit dhe bisedimeve nё Bruksel, pёr me tёpёr, Agim Bahtiri ёshtё dakorduar pёr ndёrtimin e njё muri afro 1m, mur tё cilin Lёvizja e kundёrshton ashpёr – e para, dhe e dyta, tёrё angazhimin e saj nё kundёrshtimin pёr asociacionin e Komunave Serbe do ta hudhë nё ujё, pasi qё me inkuadrimin e saj nё qeverisjen lokale, ajo ka legjitimuar njё entitet politik tё marrёveshjes sё Brukselit.