Muharrem Sahiti flet pas fitores së Kosovës

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti thotë se kjo fitore ka rëndësi të madhe për lojtarët dhe tifozët

Kosova në ndeshjen e parë miqësore në vendlindje ka shënuar fitore të madhe, duke përmbysur Letoninë, të cilën e mposhti me rezultat 4:3, duke qenë tre herë në disavantazh.

Pas ndeshjes trajneri Muharrem Sahiti tha se kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, sepse kjo është shumë e mirë për lojtarët dhe tifozët. Kjo fitore është një çlirim për lojtarët, pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e kaluara”, tha pas ndeshjes Sahiti për SuperSport Kosova.