prizren

MPJ dënon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren, uron Policinë për aksion të suksesshëm

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumëetnik si Kosova, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë, transmeton Koha.net.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë, thuhet më tutje në komunikatë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë”, thotë MPJ.