policia-e-kosoves

MPB e pa vendosur për pensionet e parakohshme të policisë

Asgjë konkrete nuk është arritur sa i përket Projektligjit për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse një muaj më parë vet ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kishte deklaruar se nëse arrihet një pajtim me Ministrinë e Financave dhe Fondin Monetarë Ndërkombëtarë, ky projektligj do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

E një pajtim i tillë akoma nuk është arritur me Ministrinë e Financave dhe FMN-në bënë të ditur  për TribunaChannel, Shkodran Manaj, këshilltarë i ministrit Hyseni.

“Dakordohemi që Projektligji për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, të procedohet me tutje”, thotë përmes postës elektronike Manaj.

Por, implikimet buxhetore janë ato që mund të paraqesin problem për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kishte shfaqur këtë shqetësim. Ky institucion pati deklaruar se sipas Projektligjit, policët mund të dalin në pension të parakohshëm pa asnjë kontribut shtesë duke i shkaktuar kosto shtesë buxhetit.

Përveç që rrezikon buxhetin por edhe ndikon që edhe pensionime të parakohshme bujar.

Minohet sistemi pension i Kosovës.

Edhe njohësi i rrethanave ekonomike Ibrahim Rexhepi deklaron se kjo do të kishte implikime buxhetore.

Sipas tij, Qeveria duhet të analizojë mirë këtë çështje. Policia e Kosovës e vlerëson pozitiv këtë projektligj.

U mundësohet një kategorie pensioni i parakohshëm dhe punësimin e kadetëve të rinj./ Periskopi