mourinho-wenger

Mourinho kurrë nuk ka gjasa ta drejtojë këtë skuadër

Jose Mourinho kurrë nuk ka gjasa të drejtojë skuadrën e Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Kështu thotë legjenda e ‘topçinjve’, Bob Wilson, i cili thotë se nuk do ta falë kurrë portugezin për sjelljen e keqe ndaj trajnerit Arsene Wenger.

“Arsenali si një bord dhe si një klub nuk do të dëshironte metodat e menaxhimit të Mourinhos”, deklaroi Wilson.

“Ai abuzon pas ndeshjeve dhe ka mungesë respekti. Unë kurrë nuk do t’ia fal atij mungesën e respektit ndaj Arsene Wenger”, shtoi ai.

Mourinho dhe Wenger ishin përplasur edhe fizikisht në vitin e kaluar në ndeshjen ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit. /Periskopi.com