phil-jones

Mourinho: Kisha frikë se Jones kishte mbaruar si lojtar

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka treguar se ishte i shqetësuar për mbrojtësin anglez, Phil Jones.

Periskopi.com Sporti

Phil Jones tani ka filluar të startojë për ‘djajët e kuq’, në tre ndeshjet e fundit ai i ka mbyllur të gjitha ndeshjet.

Jones ishte nënshkruar nga Sir Alex Ferguson dhe ishte parashikuar si një lojtar i ardhmërisë së futbollit anglez por lëndimet e kanë penguar zhvillimin e tij si lojtar.

“Ai tani ka kondicion dhe besimi i tij po rritet. Phil po luan mjaft mirë dhe për 90 minuta nuk po bën asnjë gabim. Jam shumë i lumtur për të pasi shumë njerëz mendonin se ai ka mbaruar pas lëndimit.”

jones-a
Phil Jones, Manchester United

“Duhet të tregoj se ai ishte i lënduar në fillim të sezonit dhe unë friksohesha se ai nuk do t’a arrij asnjëherë formën e tij të dikurshme, por përformancat e tij plotësuan boshllëkun që e lanë Bailly dhe Smalling (të lënduar)” – tha Mourinho.

PhJones pritet edhe sot të startojë ndaj Ëest Ham United dhe të kompletojë 90 minuta në fushë. /Periskopi/