mourinho2

‘Mourinho dëshiron të shkarkohet nga United’

Ish-futbollisti anglez, Tony Gale ka dhënë një deklaratë shumë interesante në lidhje me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se portugezi disi dëshiron të shkarkohet nga pozita e trajnerit te gjigandi nga Old Trafford.

“Ai duhet si një njeri që përpiqet për t’u shkarkuar”, tha Gale.

“Ai nuk ka marrë një shtëpi në Manchester. Ai duket se vetëm po kërkon të largohet”.

“Kjo ndodh zakonisht në dy ose tre vjet me Mourinhon, por tani kanë kaluar vetëm dy ose tre muaj dhe unë nuk mund ta kuptoj se çka po ndodh”, përfundoi ai. /Periskopi.com