288033

Mosuli përballet me katastrofë humanitare, banorët mbesin pa ujë  

Rreth 650 mijë banorë të Mosulit kanë mbetur pa ujë pasi që ujësjellësi është shkatërruar nga luftimet që po zhvillohen atje në mes ushtrisë irakiane dhe xhihadistëve të ISIS-it.

Periskopi.com Lajme

“Ekspertët për mbajtje të sistemit nuk mund të shkojnë deri te ujësjellësi pasi që ai gjendet në territorin ku po bëhen luftimet”, ka thënë për Reuters një zyrtar lokal i quajtur Husam Al Abar.

Ky zyrtar tha se janë duke u përballur me një katastrofë humanitare.