1437119841_blist9956

Mos ia ndaloni internetin, por kufizojani

Sipas rekomandimeve më të reja, fëmijët mund të kenë qasje në internet. Për këtë arsye duhet t`i përgatisni fëmijët tuaj për internetin e sigurt, njësoj si dhe për çështje të tjera.

Periskopi.com Shëndeti

Ata që kanë një vit e gjysmë deri në dy, munden që me prindërit të shikojnë televizor, transmeton Telegrafi.

Fëmijët më të rinj se dy vjeç NUK do të duhej që me dhunë t’i largoni nga telefonat e mençur apo nga kompjuteri, sepse nuk janë aq të rrezikshëm, madje mund të jenë edhe të dobishëm për zhvillimin e tyre – është konkludimi i anëtarëve të Akademisë amerikane të pediatërve.

Ata këshillojnë prindërit që përdorimi i tyre duhet të përkufizohet në një apo dy orë në ditë, por jo t’u ndalohet plotësisht.

Ata fëmijë që kanë edhe nga një vit e gjysmë deri në dy vjet, mund të shohin televizor bashkë me prindërit, ndërkaq nga viti i pestë një orë në ditë mund ta kalojnë në internet, në programin cilësor të dedikuar moshës së tyre.

Parashkollorët janë mjaftueshëm të rritur për të lundruar në internet dhe për të mësuar rreth komjuterit. Fëmijët që nga mosha pesë vjeç mund të vizitojnë faqet e internetit për fëmijë bashkë me ju dhe të mbajnë korrespondencë e-maili me familjarët dhe miqtë.

Interneti shndërrohet në një mjet shumë të vlefshëm për detyrat dhe projektet e adoleshentëve. Në të njëjtën kohë ata bëhen më të pavarur dhe më të sigurt në vete, duke kërkuar më tepër liri dhe duke u influencuar më tepër

Sipas rekomandimeve më të reja, është e përshtatshme që fëmija më i ri se 18 vjeç të hulumtojë shërbimet siç janë “Facebook” dhe “Skype”.

Përgatitja e një strategjie të internetit të sigurt për fëmijët tuaj zvogëlon rrezikun e krijimit të problemeve.

Çfarë mund të bëjnë prindërit

▪ Të kontrollojnë mirë faqet e përshtatshme për fëmijët e vegjël. Ju duhet të jeni të përgjegjshëm për përzgjedhjen vetëm të atyre faqeve që mund të vizitohen nga fëmijët e kësaj moshe.

▪ Rekomandohet një mbikëqyrje e afërt.

▪ Zgjidhni faqe dhe vendosini ato si shënime (bookmark) për fëmijët e vegjël.

▪ Përdorni zonat e sigurta për këtë grupmoshë, veçanërisht kur ata fillojnë shkollën dhe mund të bëjnë vetë akoma më tepër.

▪ Kufizoni korrespondencën me e-mail vetëm me disa anëtarë të familjes dhe familjarë që ju i keni aprovuar.

▪ Përdorni filtra për të kufizuar aksesin aksidental në materiale të papërshtatshme. /Telegrafi/