bajrush-ldk

Morina: Shteti dhe Vetëvendosje përgjegjëse për rastin e Deharit

Analisti politik, Bajrush Morina ka thënë se nuk është e moralshme nga Lëvizja Vetëvendosje që të bëjë fushatë me fatkeqësinë e Astrit Deharit, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Ai në Zona e Debatit ka shtuar se përgjegjësia e Vetëvendosje është tendenca që mbi fatkeqësinë e kësaj familje të bëjë fushatë.

“As dorëheqja e Hoxhës dhe Hysenit nuk e ringjallin Astritin. Tendenca që kjo çështje të bëhet politike dhe private është tendenca që të anashkalohet shteti”.

“Kjo nuk iu bën serioz, kjo ju bën përgjegjës”.

“Nuk është e moralshme që të bëhet fushatë me fatkeqësinë e këtij djali, të anashkaloni shtetin, që kështu siç është e duam”.

“Për mua ka dy përgjegjës, shteti dhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Morina.

Kurse Dardan Molliqaj ka thënë se “Drejtësi për Astritin” është përtej Vetëvendosje.

“Ne nuk po fitojmë, kemi humb, kemi humb një aktivist. S’kemi përfitime nga ky rast”.

“Astriti ka qenë aktivist politik, ai nuk ka vdes në aksident, por ai është akuzuar nga shteti për akt terrorist nga ky shtet dhe edhe rasti i tij është politik”.

Më pas ai ka folur edhe për daljen e tij në konferencë me familjen Dehari, pas rastit tragjik.

“Asnjë njeri në Kosovë nuk mund ta urdhërojë familjen e Astrit Deharit për asgjë”.

“Ata janë të rrallë nga veprimtarët në Kosovë. Familja Dehari ka dinjitet dhe integritet”.

“Gjyqtari i rastit kishte deklaruar publikisht që mua se Sami Kurteshit nuk na ka dhënë leje. Po i njëjti më pas del dhe thotë se u kam dhënë leje. E po ky gjyqtar është ai që i ka mbajt për 68 ditë në burg dhe unë atij nuk mund t’i besoj”, ka thënë Molliqaj.

“Sa herë që neve na vranë pushteti, fajin e paska Vetëvendosja?”

“Nëse ai mendoni se ai ka qenë i manipuluar është problem i juaji”, i ka thënë Molliqaj, analistit Bajrush Morina.