chape-nfinale

Momenti kur Chapecoense kishte arritur në finale e Copa Sudamericana (Video)

Chapecoense shkroi historinë e klubit dhe të futbollit brazilian me arritjen në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, e cila ëndërr për trofe u shndërrua në tragjedi që mori jetën e 77 personazve, në mesin e të cilëve gjithë stafin drejtues të klubit dhe lojtarët që realizuan këtë ëndërr.

Periskopi.com Sporti

Vetëm para pak ditësh u zhvillua gjysmëfinalja e dytë kthyese në kuadër të Kupës së Amerikës së Jugut, ku skuadra e Chapecoense vuajti shumë ndaj klubit të madh argjentinas, San Lorenzo.

Me shumë herë më pak buxhet, Chapecoense arriti që këtë gjysmëfinale ta çojë në penalti, aty ku doli në pah portieri Danilo me heroizmat e tij.

Ai ndali penaltinë vendimtare, duke u bërë heroi i ekipit dhe i gjithë tifozëve, shkruan Telegrafi.

Gëzimi pas kësaj penaltie të ndalur ishte i jashtëzakonshëm në tribuna, pasi që do të realizohej ëndrra për të luajtur në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, një ëndërr për trofe që megjithatë u bë tragjedi.

Danilo pas tragjedisë shpëtoi me disa plagë dhe u dërgua në spital, por pasi foli me gruan e tij dhe pasi pyeti për bashklojtarët, duke thënë se ata kanë nevojë për të ku do që janë, edhe ndërroi jetë.

Kjo histori e mrekullueshme e këtij ekipi që përfundoi në tragjedi ka prekur zemrat e miliona futbolldashësve anë e mbanë botës. Dhe kjo është e pashmangshme nëse shohim momentet e lavdisë nëpër të cilat kaloi ky ekip.