Federica Mogherini

Mogerini thotë se problemet janë të njëjta në tërë Evropën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini sot deklaroi se vendet anëtare të BE-së dhe ato që nuk janë, ballafaqohen me sfida të njëjta, të cilat i dedikohen zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës, radikalizmit të njerëzve të rinj, sigurisë dhe ballafaqimit me fluksin e refugjatëve.

Periskopi.com Lajme

Mogerini, në takimin e ministrave të punëve të jashtme të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor në Varshavë, theksoi se këto probleme nuk dinë për kufij dhe nuk u dedikohen vetëm vendeve anëtare të BE-së, por edhe shteteve të cilat ende nuk janë anëtare.

Ajo shtoi edhe se progresi në negociatat e deritanishme me vendet kandidate për anëtarësim në BE është i jashtëzakonshëm.

Shefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak theksoi se BE-ja do t’u ndihmojë vendeve kandidate t’i “përmbushin të gjitha kriteret që më shpejtë të bëhen anëtare”.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijatro shprehi shqetësim për shkak të ngecjes në zgjerimin e BE-në në pesë vitet e ardhshme.

Në kumtesën e përbashkët pas takimit theksohet se katër shtetet nga i ashtuquajturi grupi i Vishegradit i mbështesin vendet ballkanike t’i bashkëngjiten Unionit, edhe pse shefat e BE-së theksuan se nuk do të ketë zgjerim në katër vitet e ardhshme.

Polonia, e cila nga 1 qershori udhëheq me grupin katëranëtarësh të Vishegradit, në të cilën janë anëtare edhe Çekia, Hungaria dhe Sllovenia, në takim i ftoi edhe ministrat e gjashtë vendeve të BE-së – Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Rumanisë dhe Sllovenisë, si dhe vendet nga Ballkani Perëndimor, të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Union- Maqedoninë, Bosnjën e Hercegovinën, Shqipëri, Mal i Zi, Serbi dhe Kosovë./ Zhurnal