Ministrja serbe: Nuk kemi marrëveshje për ekstradim në Belgjikë të vrasësve të Enver Hadrit

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka deklaruar sot se Belgjika ende nuk e ka dërguar kërkesën për ekstradimin e tre shtetasve serbë të dënuar për vrasjen e aktivistit kosovar për të drejtat e njeriut dhe aktivistit për pavarësinë e Kosovës, Enver Hadri.

Periskopi.com Lajme

Gjykata në Bruksel dënoi dje tre serbët, ish pjesëtarë të UDB-së, Veselin Vukotiq, Andrija Drashkoviq dhe Bozhidar Spasiq me burgim të përjetshëm për vrasjen e Hadrit në vitin 2005 në komunën belge, Saint-Gilles.

Ajo ka theksuar se nuk ka marrëveshje Serbi – Belgjikë për ekstradimin e shtetasve, kështu që Belgjika, sipas saj, mund të kërkojë vetëm ekzekutimin e vendimit të plotfuqishëm gjyqësor, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton lajmi.net.

“Kjo do të thotë se nëse aktgjykimi belg bëhet i plotfuqishëm, ky shtet mund të kërkojë që Vukotiq, Drashkoviq dhe Spasiq ta kryejnë dënimin në Serbi”, ka thënë Kuburoviq.