hyki

Ministrja Bajrami e pranon se demarkacioni u pranua nga Kosova si kusht për liberalizim

Ministrja e Tregtisë e Industrisë, Hykmete Bajrami në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se kushti i demarkacionit është pranuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2013.

Periskopi.com Lajme

“Qeveria e Kosovës është pajtuar se në vitin 2013 t’i ketë këto kushte, duke përfshirë edhe demarkacionin”, tha ajo duke iu referuar fjalëve të komisionarit Hahn se pa u plotësuar ky kusht nuk ka viza, transmeton Koha.net.

Ndërsa për zhvillimet në Bruksel ka thënë se ka qenë takimi i parë i Këshillit të Stabilizim Asociimit, ku kanë marrë pjesë me raportim.

“Kemi startuar suksesshëm. Kemi informuar në detaje me një raport të shkruar. MTI-ja është përgjegjëse për shtatë kapituj të MSA-së, e ne kemi arritur të përfundojmë 18 akte ligjore, dhe 9 janë duke u realizuar. 82 masa të zbatimit janë kryer në kohë e 32 janë duke u përfunduar”, ka shtuar Bajrami.

Ajo ka thënë se në programet, që pas marrëveshjes së sotme, ka qasje Kosova, janë zgjedhur disa.

“Disa prej tyre (programe) kanë kosto financiare. Por ne kemi zgjedhur ato që lidhen me këto ministri: Arsimit, Financave, Tregtisë e Industrisë”, ka thënë ajo.