Ministria e Shëndetësisë reagon pas dyshimeve lidhur me produktin medicinal Paracetamol P 500

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë sqaron opinionin në lidhje me shkrimet në media dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale lidhur me atë se produkti medicinal Paracetamol P 500, i prodhuesit “Apex” llogaritet si një produkt vdekjeprurës.

Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Ministria e Shëndetësisë, pas informatave të siguruara nga Agjensioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, njofton opinionin se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar, me qëllim të evitimit të qarkullimit eventual të çfarëdo produkti, i cili nuk ka autorizim marketing dhe të drejtë qarkullim në tregun kosovar.