820x418xkotzias-820x418-jpeg-pagespeed-ic_-ns5ku_lqn0

Ministri grek: Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte tjera para anëtarësimit në BE

Sipas Ministrit të Jashtëm Grek, Samiti i Dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do vendosë disa kushte që Shqipëria duhet t’i zbatojë për të marrë një datë në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim.

Periskopi.com Lajme

Nikos Kotzias nënvizoi se tensionet Athinë-Tiranë komplikojnë anëtarësimin e Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias, ka parashikuar se Samiti i Dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do të theksojë një sërë kushtesh që Shqipëria duhet të zbatojë para se të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Do të kërkohet luftimi i krimit të organizuar dhe posaçërisht droga, do të përfshihet nevoja e reformës administrative dhe veçanërisht reformimi i sistemit gjyqësor”.

Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, ministri i jashtëm greke ka vënë në dukje se ka një sërë problemesh, që janë mbledhur në një paketë, në një përpjekje për t’i zgjidhur para se të fillojnë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Me ekzistencën e këtyre problemeve, procesi i anëtarësimit do të komplikohet. Shpresoj që shqiptarët, tashmë do të përgjigjen më shumë dhe më mirë nga sa më parë”, ka theksuar Kotzias.

Në një intervistë për radion greke Alpha, të dielën, Kotzias ka theksuar se ai personalisht e do Shqipërinë në BE, pse sipas tij, në këtë mënyrë Shqipëria do të jetë një fqinj më i mirë, – raporton AbC News

“Do të shikoni edhe në vendimet e samitit, pas 20 ditësh, se do të nënvizohet nevoja që shqiptarët të sillen me ne si fqinj të mirë”, ka deklaruar Kotzias në intervistë.

I pyetur për shembjen e banesave në Himarë dhe për simbolikën, që sipas gazetarit përmban ky veprim, Kotzias është përgjigjur:

“Banesat nuk janë shembur ende”. Dhe ka shtuar: “Do të shikoni se në konkluzionet e samitit të BE në 15-16 Dhjetor që do të kenë të bëjnë me perspektivën e Shqipërisë, do të përfshihet edhe detyrimi që të mos preket e drejta mbi pronën e qytetarëve shqiptarë, rrjedhimisht edhe të minoritetit autokton grek”.