auto_fantaroi31479969649-620x330

Ministri grek i Mbrojtjes: S’kemi frikë as nga shqiptarët dhe as nga turqit

Periskopi.com Lajme

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos deklaron se ushtria e Greqisë nuk i tremben as turqve dhe as shqiptarëve. Deklaratën ministri e bërë në një takim me Forcat e Armatosura në Selanik.

Deklarata e tij erdhi pasi ministria greke e Mbrojtjes po përpiqet që të joshë të rinjtë që të bëhen pjesë e ushtrisë me anë të nxitjeve për trajnime të ndryshme, ku së fundmi kanë arritur një marrëveshje me Microsoft sa i takon fushës së teknologjisë.

I pyetur mbi deklaratat e fundit që kanë ardhur nga Shqipërisë dhe Turqia ai u përgjigj: “Forcat Ushtarake të Greqisë janë të fuqishme dhe nuk kanë asnjë frikë as për shqiptarët dhe as për turqit”.