ramiziklmendi

Ministrat qeveritarë janë stafi im, thotë Ramiz Kelmendi

Edhe pse ka vetëm një muaj që e ka marrë postin e zëvendëskryeministrit, Ramiz Kelmendi po e quan staf të tij kabinetin e ministrave të ekzekutivit të vendit.

Periskopi.com Lajme

Kështu u shpreh ai gjatë emisionit “Ekonomia me Erëzën”, ku theksoi faktin që në kabinetin e tij nuk ka ende ekspertë për ta këshilluar.

“Stafi im është mbështetës për t’i ekzekutuar idetë e jo për t’i krijuar. Dhe stafi im mbështetës janë të gjitha ministritë që dëshirojnë të zbatojnë idetë në mënyrë që të ngrihet zhvillimi ekonomik. Pra, staf i im janë ministrat sepse idenë time e zbatoj në ministritë dhe unë nuk kam një qeveri paralele”, deklaroi Kelmendi, transmeton Koha.net.

Kelmendi shprehet optimist se do t’i përmbush planet deri në zgjedhjet e ardhshme, duke ritheksuar prapë se do të pensionohet në LDK.

“Nëse kisha me shiku kohen si ec nuk kisha marrë këtë pozitë fare. Unë besoj që një minutë kohë me pas, at minutë do t’ia përkushtoj punës. Unë besoj që rezultate e zhvillimit ekonomik kanë për t’u vërejt shumë deri në vitin 2018”, tha ai.