Kodheli

Mimi Kodheli nesër në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli të shtunën do të jetë në një vizitë zyrtare në Kosovës, ku do ta takojë ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Sipas një njoftimi për media të MFSK-së, pas këtij takimi do të vazhdohet me një takim bilateral në mes të dy delegacioneve, ku më pas dy ministrat do t’i drejtohen medieve.