Miliarderja e klanit Kardashian shtatzënë, ja detajet e festës private

Periskopi.com Showbiz

Motrat e klanit Kardashian-Jenner kanë qenë më të lumtura se kurrë gjatë kësaj periudhe. Në fundjavë, Kim Kardashian bëri një festë për ardhjen në jetë të foshnjes së tretë, të cilën e ka bërë me një nënë surrogate. Zgjodhi këtë metodë pasi kur lindi Saint rrezikoi shëndetin e saj.

Ndërkohë vazhdojnë spekulimet për shtatzëninë e më të voglës së familjes, Kylie e cila është në një lidhje dashurie me reperin Travis Scott.

Sipas disa burimeve të E!News, miliarderja më e vogël në botë ka zhvilluar një ceremoni ‘baby party’ me 30 personat më të afërt në kopshtin e shtëpisë.

“Ishte e organizuar mjaft mirë. Kishte qindra trëndafila rozë rreth pishinës që dukeshin sikur po zhvillohej një dasmë. Gjithashtu ishte një mur i madh me lule rozë dhe një skenë e vogël,” – tha burimi. Kjo mund të jetë një shenjë për të treguar se Kylie do sjellë në jetë një vajzë.

Thuhet se të ftuarit ishin të veshur me pizhama ndërsa kanë festuar për një anëtar të ri në familjen më të famshme në botë. Kylie nuk ka konfirmuar ende asnjë nga këto spekulime, por publikimi i fotografive të saj me barkun e fryrë vërteton gjithcka.

/Ora News.tv/