kryesore-3-780x439

Milani fiton thellë, rrëmben vendin e dytë (Video)

Djelmoshat e Vincenzo Montellas kanë vazhduar me formën e tyre të mirë, duke shënuar edhe një fitore në Serie A, fitore që e dërgon në vend të dytë, me katër pikë më pak se Juventusi.

Periskopi.com Sporti

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me Milanin që ishte për një nuancë më e mirë sesa Empoli, por të dy skuadrat shënuan nga një gol.
Fillimisht ishte Gianluca Lapadula, i cili kaloi Milanin në epërsi në minutën e 15-të pas asistimit të Susos, por pas vetëm dy minutash vendasit barazuan me Riccardo Saponaran dhe më barazim 1-1 skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Montella kishte motivuar mirë futbollistët e tij që gjetën edhe tri herë të tjera golin për të shënuar një fitore të thellë.
Luhej minuta e 61-të e ndeshjes, kur spanjoll Suso shënoi golin e epërsisë pas asistimit të Ignazio Abates, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Andrea Costa shënoi autogol pas një topi të dërguar në zonë nga Giacomo Bonaventura.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi sulmuesi italian, Gianluca Lapadula, i cili shënoi në minutën e 78-të për 4-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Në ndeshjen e ardhshme, Milani e pret në shtëpi Crotonen, ndërsa Empoli udhëton te Sassuolo.