milaim

Milaim Zeka, sharje e akuza të rënda Insajderit, gazeta paralajmëron padi

Gazetari Milaim Zeka është treguar i ashpër në fjalor ndaj një artikulli të publikuar nga Gazeta Online Insajderi me titull “Këmbëkryq në Odën e Marrëzisë”, ku trajtohet fushata elektorale në Drenas e cila po zhvillohet në oda tradicionale shqiptare. Ndaj fjalorit dhe akuzave të Zekës ndaj gazetës, redaktori në Insajder, Vullnet Kransiqi, ka paralajmëruar padi në gjykatë.

Periskopi.com Lajme

Zeka, Gazetën Insajderi e quan “portal të nëntokës” dhe të krijuar nga nëntoka e UDB-së shqiptare dhe nga “disa segmente të ish-ShIK’ut”, raporton Periskopi.

Komenti i plotë i Zekës në Facebook bërë para një ore:

Kur lucat merren me gazetari

Portali i nentokes, Insajderi, i krijuar nga nentoka e udbes shqiptare, edhe nga disa segment te ish SHIK-ut, ka bere nje shkrim, me titull: Odat e marrezise. Ne kete shkrim, jo vetem deputetja Ganimete Musliu, qe eshte fyer rende, po te gjitha ato nena, ato motra, ato luftetare, duke filluar qe nga Shote Galica, e deri tek Xheve Lladrovci, te cilat gjoja na paskan qene primitive, qe “kane ndejtur neper odat e marrezise”.

Ky far luci i gazetarise, te cilit nuk po ja permend emrin, garant eshte nisur nga nena e tije, e cila gjykuar nga shkrimi, mmlefi dhe urrejtja e tije per odat, te jep me kuptu qe ajo ka qenderuar vetem ne aher te lopeve, edhe afer ndonje lope e ka nxjerre kete lopen mashkull, i cili nuk ka turp te shkruaje marrezira te tilla.

Ky analthithes, qe shkumon gjithe naten e lume duke ua marre ne goje politikaneve, dhe nentokes kosovare, mundet me hanger mut gjithe diten e lume, sepse kete luks, ia jep gazetaria e varfer e Kosoves!

I kontaktuar nga Periskopi, redaktori i Gazetës Insajderi, Vullnet Krasniqi tha se Zeka do të paditet për, siç tha ai, shpifjet dhe fyerjet e ulëta.

“Zeka do të paditet, sepse fillimisht ka shpifur kunder Insajderit, dhe më ka fyer në mënyrë të ulët dhe me bizare të mundur”, tha Kasniqi. /Periskopi/

Këmbëkryq në Odën e Marrëzisë