moti-bora

Meteorologët tregojnë se deri kur do të vazhdojë moti i ftohtë

Kosova që nga dita e djeshme është duke u përballur me temperatura shumë të ftohta të cilat rezultuan edhe me reshje të borës në disa vende.

Periskopi.com Lajme

Temperatura të tilla pritet që të ketë edhe gjatë tërë javës. Ndërsa ato maksimale  thuhet se do të arrijnë deri në 3 gradë celsius.

Besim Ali nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tha për lajmi.net se temperatura më të ulta gjatë natës së sotme do të bien deri në -6 gradë celsius. Kurse, siç bëri të ditur ai, gjatë gjithë javës temperatura pozitive do të arrijnë deri në 3 gradë celsius.

“Të enjten ka mundësi që të ketë reshje të dobëta dëbore vende – vende. Reshje të intensitetit të lartë nuk do të ketë të paktën deri më 8 ose 9 dhjetor. Era do të fryn nga ana e veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi deri në 11 metra në sekondë”, tha ai ndër tjerash. /Lajmi.net/