auto_201611271308213736461480249164-640x360

Mësuesja amerikane në Suharekë sulmohet nga qentë, është në gjendje të rëndë

Mësuesja amerikane, Megan, e cila është anëtare e Korpusit të Paqes dhe jep mësim në fshatin Maqitevë të Suharekës, është sulmuar nga qentë para afro një jave dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkupit.

Periskopi.com Lajme

Ndonëse tani është lënduar rëndë, nuk është hera e vetme që është sulmuar. Rast i ngjashëm i ka ndodhur brenda këtij muaji, nga qentë shtëpiakë të fshatit Maqitevë, të cilët po paraqesin rrezik për të gjithë banorët, duke u lëshuar netëve dhe duke qenë të lirë edhe në mëngjes, kur banorët udhëtojnë për në punë apo në shkollë, raporton portali lokal TherandaPost.

Sipas të dhënave që kemi marrë nga banorët, në muajt e fundit kanë ndodhur katër raste të sulmit nga qentë. Përveç mësueses Megan, janë sulmuar edhe dy fëmijë.

“Megan është sportiste dhe del çdo mëngjes për të vrapuar, pasi që merr pjesë edhe në gara të vrapimit”, kanë thënë bashkëbanuesit e mësueses amerikane.

Ajo do të qëndrojë në spitalin e Shkupit edhe këtë fundjavë për t’ju kthyer sërish dhënies së mësimit në shkollën e Maqitevës.