messi

Messi paralajmëron largimin: Barca nuk varet nga një lojtar

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi thotë se nuk preferon që të flasë rreth mosrinovimit të kontratës.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi dhe klubi nga Camp Nou nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës së 29-vjeçarit.

Mirëpo, ai disi indirekt lë të kuptohet se mund të largohet nga katalunasit, duke thënë se ky klub nuk varet nga një lojtar.

“Nuk më pëlqen të flas për këtë. Siç e kam thënë disa herë më parë. Unë jam duke luajtur në ekipin më të mirë në botë dhe ky ekip nuk varet nga një lojtar”.

“Ne kemi një skuadër të mahnitshme por mund të them Barcelona nuk është në dorën e një lojtari. Nuk di të them”, ka thënë Messi. /Periskopi.com