messi

Messi kishte nënshkruar me këtë klub të madh

Lionel Messi kishte nënshkruar një parakontratë me Interin vite më parë.

Periskopi.com Sporti

Këtë fakt e ka zbuluar legjenda e Interit, Luis Suarez i cili më parë gjatë viteve 55 ishte pjesë edhe e Barcelonës.

Në fillimet e para të karrierës së tij, Messi kishte një parakontratë me Interin dhe transferimi i tij në Serie A ishte shumë afër.

“Messin mund ta kishte transferuar Interi sa ishte në Barcelonë një konkurrencë e madhe me Ronaldinhon, Eto`o dhe Decon në formacion”, tregon Suarez për ‘Radio Kiss Kiss’.

“Unë akoma e kam atë parakontratë të nënshkruar nga Messi i cili ishte vetëm 18 vjeç dhe ende nuk kishte të sigurt formacionin titullar”, tregoi legjenda e zi kaltërve.